Smartlynx Arilines nis flutruimet në Prishtinë
Prishtinë, 20 nëntor - Duke filluar nga gjysma e muajit Dhjetor 2015, kompania ajrore Letoneze Smartlynx Airlines e cila po vazhdon me zgjerimin e tregut, do të vij me një aeroplan shtesë i cili për bazë do të ketë ANP Adem Jashari dhe do të realizojë fluturime në disa destinacione nga/për në Prishtinë.
Sipas një deklarate të kompanisë, Kosova Airways është partneri i tyre i ri në Kosovë në terma afatgjatë, e i cili do të jetë përgjegjës për të gjithë kapacitetin e ulëseve të ofruara.
Fluturimet do të realizohen me aeroplan të tipit A320 me një kapacitet prej 180 ulëseve.
Gjatë sezonës dimërore 2015, planifikohet realizmi i gjithsejt 225 arritjeve/shkuarjeve me 40,500 ulëse në dispozicion.
Destinacionet që planifikohet të mundësohen nga Smartlynx Airlines janë Basel/Mulhouse, Dusseldorf, Stuttgart dhe Munich.
Mirëpresim kompanitë ajrore dhe rritjen e numrit te fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës sepse kjo do të mundësoj më shumë zgjedhje për pasagjerët tanë thuhet në njoftimin e zyrës për media të Aeroportit të Prishtinës.