Sinjale nga kutia e zezë të avionit të zhdukur malazias
Shangai, 11 prill - Një avion australian ka zbuluar atë që mund të jetë një sinjal i pestë i ardhur nga lokalizuesi i avionit të zhdukur të fluturimit MH370 të "Malaysian Airlines".
Ky zbulim i ka shtuar mundësitë që kërkuesit të përdorin së shpejti një nëndetëse për të konfirmuar nëse sinjalet janë të lidhura me aeroplanin e zhdukur.
Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka thënë se është shumë i bindur se sinjalet e zbuluara gjatë kërkimeve për aeroplanin e zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines, i përkasin kutisë së zezë së tij.
Australia ka udhëhequr kërkimet për fluturimin MH370 prejse operacioni është zhvendosur në Oqeanin Indian.
Aeroplani është zhdukur më 8 mars, më 239 njerëz në bord, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin.
Rreth dy të tretat e njerëzve në bord kanë qenë kinezë.