22 Dhjetor 2024

Singapore Airlines pushon nga puna mbi 4 mijë punonjës

Jakarta, 11 shtator - "Singapore Airlines Group" ka bërë të ditur se po pushon nga puna 4.300 punonjës nga tre linjat e saj ajrore për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Shefi ekzekutiv i grupit, Goh Choon Phong, tha se vendimi është marrë pasi procesi i rimëkëmbjes do të jetë i gjatë dhe plot me pasiguri.

"Kemi arritur në një pikë kur duhet të marrim këtë vendim të dhimbshëm. Lëshimi i punonjësve tanë të vlefshëm dhe të përkushtuar është vendim më i vështirë dhe më pikëllues në udhëtimin tim 30-vjeçar me kompaninë", tha Phong në një deklaratë.

Sipas kompanisë, numri aktual i punonjësve lokalë dhe të huaj që preken nga shkurtimet e fundit të vendeve të punës është rreth 2.400, pas 1.900 vende tashmë janë eliminuar për shkak të masave të tilla si ngrirja e rekrutimit dhe skemat e largimit vullnetar.

Tre linjat ajrore të grupit, "Singapore Airlines Ltd.", "SilkAir Pte. Ltd" dhe "Scoot Tigerair Pte. Ltd.", deri në muajin mars kishin një personel prej rreth 21.300 personash.

Nga rënia e madhe prej 99,5 për qind në transportin e pasagjerëve për shkak të bllokimeve dhe kufizimeve të udhëtimit, grupi i linjave ajrore ka mbetur në operim vetëm me 8 për qind të kapacitetin të tij të zakonshëm.

Deri në fund të vitit financiar të saj, respektivisht deri më 31 mars të vitit 2021, kompania pritet të operojë me më pak se 50 për qind të kapacitetit të saj normal, duke marrë parasysh se trafiku i pasagjerëve nuk do të kthehet në nivelet e mëparshme deri në vitin 2024.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)