22 Dhjetor 2024

Sindikatat e kundërshtojnë uljen e pagave në PTK pas privatizimit

Prishtinë, 18 maj - Përfaqësuesit e dy sindikatave të PTK-së - Sindikata Profesionale të Punëtorëve dhe Sindikata së Pavarur e Postës dhe Telekomit gjatë një konference për media sot kanë deklaruar se mos caktimi i një vlere të PTK-së dhe mos përcaktimi i disa rregullave të tregut janë të padrejta në privatizimin e kësaj ndërmarrjeje publike. 

Këto dy sindikata kanë sqaruar se janë 21 kërkesa që i kanë dërguar Qeverisë lidhur me atë se si duhet të trajtohen punëtorët e PTK-së gjatë privatizimit, në mënyrë që këta të fundit mos të dëmtohen nga ky proces.

Kryetari i Sindikatë së Pavarur të Postë-Telekomit, Milazim Alshiqi ka theksuar se këta punëtorë me djersën e tyre e kanë ngritur PTK-në në këtë nivel që është tani.
 
“Në qoftë se ministri nuk i marrin për bazë kërkesat tona që të ulen dhe të bisedojnë me neve, atëherë jemi të shtyrë nga kërkesat e punëtorëve që të veprojmë në bazë të statutit që kanë sindikatat, janë rrugët që neve nuk na pëlqejnë por që jemi të shtyrë të intervenojmë e të dalim nëpër protesta e greva, të cilat nuk kishim deshtë të ndodhin po në qoftë se jemi të shtyrë po iu garantojë që kanë me ndodh”, ka thënë Alshiqi.

Duke u ndalur te deklarata e ministrit Beqaj se nuk garantohen pagat, por vetëm kontratat për katër vjet, anëtari i Kryesisë së Sindikatës Profesionale të Punëtorëve, Seremb Gjergji, tha se sipas burimeve të tyre, brenda Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, kanë mësuar se është diskutuar që pagat e punëtorëve të PTK-së të minimizohen në 250 euro dhe nëse ndodh një gjë e tillë kjo do të krijojë një krizë brenda PTK-së, në zhvillimin ekonomik dhe për vetë Qeverinë e Kosovës.

Përfaqësuesi i Sindikatës Profesionale e Punëtorëve, Seremb Gjergji ka thënë se mos caktimi i një vlere të PTK-së, mos përcaktimi i disa rregullave të tregut që nuk ndodh vetëm në Kosovë, janë të padrejta në privatizimin e PTK-së, andaj kërkojmë nga Qeveria dhe vetë ministri Beqaj që ta rishqyrtojë këtë mënyrë, ta rishqyrtojë pozitën me të cilën Qeveria e Kosovës dëshiron t’i privatizojë ndërmarrjet publike, përfshirë edhe PTK-në”, ka thënë Gjergji.

“Diskutimi i djeshëm rreth pagave, zvogëlimit të pagave është i papranueshëm, sepse ne vetë i fitojmë ato para, madje e ndihmojmë shtetin e Kosovës dhe shoqërinë kosovare”, ka thënë Gjergji.

“Nëse merren parasysh pagat aktuale të punëtorëve, në pesë vjetët e ardhshme janë diku rreth 30 milionë euro. Unë nuk mendoj që në një proces të privatizimit 30 milionë euro janë shumë të rëndësishme”, ka thënë ai.

Gjergji ka thënë se mesatarja e pagave nuk është 900 euro siç ka thënë ministri Beqaj, por është 796 euro dhe çdo vjet qeverisë i takojnë 40 mijë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)