24 Dhjetor 2024

Sindikatat e hekurudhave franceze nisin një grevë

Paris, 19 maj - Sindikatat e hekurudhave franceze, kanë filluar një grevë për shkak të vendimeve të fundit të drejtorisë.

Katër sindikata franceze kanë njoftuar se janë të gatshme të marrin pjesë në këtë grevë dhe kanë deklaruar se reformat në hekurudhë si dhe politikat e kursimit ekonomik, janë shkaqet kryesore të shqetësimit të tyre.

Drejtoria e hekurudhës franceze ka vendosur që për të riparuar dëmin e shkaktuar nga ulja e aktiviteteve, të reduktojë punësimet për këtë vit.

Nga ana e tyre sindikatat, uljen e punësimit dhe kualifikimit për 750 punëtorë të rinj, e ka cilësuar si një veprim të papërgjegjshëm.

Kriza ekonomike në Francë dhe vazhdimi i saj, ka shkaktuar protesta dhe greva të shumta, ndërsa qeveria socialiste akuzohet se është e paaftë për tu përballur me krizën ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)