Sindikata kundërshton rizgjedhjen e Mentor Shalës drejtor të RTK-së

Prishtinë, 29 teto - Sindikata e Pavarur e RTK-së e shqetësuar kundërshton vendimin e Bordit për rizgjedhjen e Mentor Shalës, drejtor të përgjithshëm të RTK-së.
Kryetar i SPRTK-së, Fadil B. Hoxha ka thënë se vendimi i Bordit të RTK-së është skandaloz për faktin se RTK, nën menaxhimin e Mentor Shalës, ka degraduar në të gjitha aspektet, gjë që është konstatuar nga raportet e auditorit si dhe Kuvendi i Kosovës, i cili për tri vjet radhazi nuk i ka miratuar raportet vjetore të RTK-së.
SPRTK ka paralajmëruar edhe më herët se ky proces ka qenë i montuar që në fillim duke u shkelur procedurat e konkursit.
SPRTK kërkon nga Kuvendi, si themelues i RTK-së që të kërkojë përgjegjësi dhe të hetojë mënyrën e rizgjedhjes së drejtorit të RTK-së.