23 Dhjetor 2024

Sindikata kundër Privatizimit të PTK-së

Prishtinë, 12 tetor - Federata Sindikale e Pavarur (FSP) e PTK-së edhe njëherë publikisht shpreh qëndrimin e saj, se është kundër Privatizimit të PTK-së, sepse askush nuk ka të drejt të dëmtoj imazhin e PTK-së, punonjësve të saj dhe të Kosovës, për shkak të interesave të ngushta duke pasur pretekst situatat të reja, të krijuara, të cilat nuk janë të vërtetuara.

Milazim Alshiqi kryetar i kësaj sindikate ka thënë së pas publikimit në media të Telekomit Kroat për tërhiqje nga gara për privatizimin e PTK-së, “për shkak të dyshimeve për korrupsion të menaxhmentit të PTK-së”, dyshojmë që ky veprim është bërë me qëllim që të krijohen kushte që të bëhet edhe një shkelje në vazhdim, duke vazhduar procesin e privatizimit me një ofertues dhe duke përfunduar këtë proces me pretekst se PTK-ja duhet të shitet sa më parë dhe për çfarëdo çmimi se nesër do të jetë vonë.

\"Me veprime të tilla është krijuar ambient që mohon të gjitha të arriturat e deritanishme në PTK, rezultatet financiare pozitive, afarizmin e suksesshëm, e që vërtetohet me dhënien vetëm në këtë vit të 65 milion eurove nga PTK-ja Qeveris në emër të dividendë\', ka thënë Alshiqi .

Prandaj sipas tij sindikata kërkom edhe një herë të ndalën të gjitha veprimet që e dëmtojnë imazhin e PTK-së, të zhbllokohen të gjitha projektet zhvillimore dhe të i lejohet PTK-së të afaroj pa pengesa, me kapacitetet e saja që të ec paralelisht me trendët evropiane dhe botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)