Sindikata, kërkon të shpërblehen edhe punëtorët e PTK-së
Kjo marrëveshje është obligative edhe për Bordin dhe Menaxhmentin e Postës së Kosovës, thuhet në fillim të reagimit.
Në reagim theksohet se mbështetur në Raportet Financiare për gjashtëmujorin e parë të 2012, PTK ka pasur afarizëm pozitiv financiar falë angazhimit të përbashkët te menaxhmentit dhe punonjësve.
Prandaj e drejta e shpërblimit u takon të gjithë punëtoreve të PTK-së. Kjo arsyetohet me atë se në këto të hyra financiare kanë kontribuar njësoj edhe punëtorët e Postës së Kosovës.
Kërkesa e FSP-PTK-së, për dhënien e shpërblimit është bërë për të gjithë punëtorët të cilët sot punojnë në dy kompani, Posta e Kosovës dhe PTK.
Dhënia e shpërblimit vetëm për punëtorët e PTK-së, për FSP-PTK, është e papranueshme, sepse konform marrëveshjes në fuqi, shpërblimi duhet te iu jepet edhe punëtorëve të Postes së Kosovës.
Kërkojmë që urgjentisht të ulen dy Bordet e Drejtorëve dhe të marrin një vendim pozitiv për dhënien e shpërblimit për punëtorët e Postës së Kosovës.
Jemi të bindur se të dy Bordet e Drejtoreve do të gjejnë mirëkuptim dhe punëtorët e Postës së Kosovës do ta marrin shpërblimin si e drejt e garantuar.
Pakënaqësitë e punëtorëve nuk duhet të personalizohen nga askush. Kërkesat e drejta të punëtorëve nuk guxojnë të keqpërdoren për interesa të individëve ose të grupeve të caktuara, si në rastin e kërkesës për dorëheqjen e Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtoreve të PTK-së.
Ne si FSP-PTK, nuk pajtohemi me kërkesa të tilla.
Mos dhënia e shpërblimit për punëtorët e Postës së Kosovës, do tna shtyn si FSP-PTK, të ndërmarrim veprime në përputhje me legjislacionin dhe aktet e brendshme sindikale, thuhet në reagim