Sindikata kërkon ngrirjen e punësimeve të reja në RTK

Sindikata tërheq vërejtjen se çdo vonesë eventuale në paga për të punësuarit e RTK-së, do të jetë e papranueshme dhe do të kundërshtohet me të gjitha mjetet ligjore.
SPRTK në vazhdimësi ka ngritur zërin kundër shpenzimeve të pakontrolluara dhe pa mbulesë financiare, të cilat për fat të keq po vazhdojnë edhe në këtë kohë.
Sindikata kërkon nga Menaxhmenti që të përmbushë rekomandimin e Auditorit Gjeneral për ngrirjen e punësimeve të reja dhe të shfrytëzojë resurset e brendshme të RTK-së.
Të stopojë lidhjen e kontratave të reja me Producentë të Pavarur të cilat krijojnë obligime shtesë financiare.
Të shfrytëzojë resurset teknike të RTK-së dhe të heqë dorë nga shpenzimet për qiramarrje të pajisjeve të jashtme teknike.
Të ndalë rrënimin e strukturës organizative të RTK-së.Reforma organizative të bëhet në ambient transparent dhe në prani të të gjitha palëve, përfshirë Sindikatën, e jo për nevoja të individëve të caktuar.
SPRTK përsëri kërkon nga Kuvendi i Kosovës, që të ndërhyjë dhe ta marrë në mbrojtje Transmetuesin Publik, i cili për tash e sa kohë është lënë në mëshirën e personave të papërgjegjshëm.