Sindikata kërkon nga Bordi i RTK-së të marr masa ndaj drejtorit Shala
Prishtinë, 8 shkurt - Kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së reagon ndaj kërcënimit dhe gjuhës fyese të drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala, ndaj punëtorëve të RTK-së dhe përfaqësuesve sindikalë.
Kjo gjuhë kërcënuese dhe denigruese ka ardhur pas takimeve të ndara të drejtuesve të Sindikatës së Pavarur të RTK-së me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së, VV, AAK-së dhe Nisma-s dhe deputetët e Komisionit për Medie dhe atij për Buxhet e Financa, ku është diskutuar lidhur me draftimin e ligjit të RTK-së dhe problemet me të cilat përballet Transmetuesi Publik.
SPRTK konsideron se ky kërcënim recidivist i drejtorit Shala është shkelje flagrante e Ligjit për organizim sindikal, Konventave ndërkombëtare për lirinë e asocimit në organizatat sindikale, Ligjit të RTK-së, Kodit Etik dhe rregulloreve të brendshme të RTK-së.
Kryesia e Sindikatës kërkon nga Bordi i Drejtorëve që të merrë masa ndaj këtij kërcënimi i cili ka për qëlllim frikësimin e punëtorëve.
SPRTK, për këtë çështje tashmë i ka alarmuar instancat relevante vendore dhe ndërkombëtare.