Sindikata i bën ftes publike Kuvendit të hetoj RTK-në

Prishtinë, 10 tetor - Sindikata e Pavarur e RTK-së fton kryetarin e Bordit, Ismet Bexheti dhe drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, që përmes një letre të përbashkët me Sindikatën, të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës një hetim të përgjithshëm në RTK.
Konstatimi i gjendjes reale në RTK do të ishte në interes jo vetëm të publikut dhe të punësuarve të saj, por edhe vetë drejtuesve të RTK-së, nëse vërtet nuk ka çfarë të fshihet.
E vërteta për RTK-në do ti hapte rrugë hartimit të një plani adekuat për zgjidhjen e shumë çështjeve si atë të financimit, borxhit etj.
Në RTK viteve të fundit menaxhmenti ka krijuar qindra vende të reja pune duke punësuar kryesisht familjarë të vet dhe të pushtetarëve.\\
Një numer i madh i të punësuarve në këtë instituicon medail publik janë pa konkurse dhe me kontrata mbi veper në kundërshtim me Ligjin e Punës.