22 Dhjetor 2024

Sindikata edhe njëherë kundërshton shitjen e PTK-së

Prishtinë, 30 mars - Sindikata e pavarur e PTK-së edhe njëherë kundërshton "tendencën  për manipulimin me votën e delegatëve përmes futjes të shitjes të PTK-së së bashku me buxhetin e Kosovës."

Planifikimi në këtë formë i buxhetit është presion i drejtpërdrejtë në deputet që pas votimit të buxhetit, përkundër bindjeve të tyre lidhur me shitjen e PTK-së, të votojnë për shitje të PTK-së.

Milazim Alshiqi kryetar i Sindikatës se Pavruar te punëtorëve të Postë Telekomit të Kosovës ka thënë së SP e PTK-së përmes komunikatës të publikuar në mediat e shkruara më 18 mars sindikata ka paralajmëruar opinionin publik për tendencën që me aprovimin buxhetit të aprovohet edhe shitja e PTK-së, dhe kemi kërkuar që shitja e PTK-së të diskutohet dhe votohet si pikë e veçantë e rendit të ditës në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës.

"Parashikimet tona kanë dalë të vërteta pas paraqitjes nga qeveria të projekt ligjit për buxhetin e Kosovës në parlamentin e Kosovës. Deputetët e Kosovës, shumica e tyre me të drejtë kanë propozuar që të hiqet neni 4 nga buxheti i Kosovës sepse me këtë nenë parashihj shitja e  PTK-së", ka thënë Alshiqi.

Në përkrahje të deputetëve SP e PTK-së dhe SPP e PTK-së kanë dalë duke organizuar protestë me kërkesë për kundërshtimin e shitjes të PTK-së dhe largimin e nenit 4 nga projekt ligji i buxhetit të Kosovës.  Në këtë protestë kanë marrë pjesë disa mijëra punëtorë të PTK-së së bashku me sindikalistë nga Shqipëria, sindikatat tjera nga Kosova dhe qytetarë të Kosovës.

"Meqenëse neni 4 nuk është larguar nga Projektligji i Buxhetit të Kosovës ne kemi vendosë të dalim prapë në protestë më 31 03 2011 në ora 10:30 minuta nga ndërtesa kryesore e PTK-së për të kërkuar nga deputetët të mos e votojnë buxhetin e Kosovës pa e larguar nenin 4 nga ky buxhet."

Sindikata ka ftuar të gjithë punëtorët e PTK-së punëtorët e KEK-ut, Trepçës, Sharcemit, si dhe qytetarët e Kosovës të na bashkëngjiten në këtë protestë sepse kërkesat tona kanë të bëjnë me mbrojtjen e vlerave dhe pasurisë të Kosovës.

"Për fatin e pasurive të Kosovës duhet të vendoset në pajtim të plotë të gjitha partive politike dhe sindikatave të Kosovës ose me referendum e kursesi me votën e 31 deputetëve të cilët përfaqësojnë 25% të votuesve në Kosovë gjegjësisht 15% të qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç të  Kosovës edhe pse në këto raste vendoset edhe për ardhmërinë fëmijëve të Kosovës."

Sindikata ka kërkuar që të ndalen të gjitha format e presioneve në deputet ashtu që ata që nëpërmes votës të popullit e kanë fitua besimin që ta përfaqësojnë popullin, të shprehin pa presione vullnetin e popullit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)