Sindikata e Telekomit paralajmëron protesta nëse nuk zhbllokohen llogarit
![Sindikata e Telekomit paralajmëron protesta nëse nuk zhbllokohen llogarit](http://ekonomia.info/repository/images/main/avdullah_hoti_blerim_kuqi_lamih_balaj_burbuqe_hana.jpg)
Prishtinë, 18 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, takoi sot drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit të Kosovës, me të cilët diskutoi për gjendjen e krijuar pas bllokimit të llogarive të Telekomit, si dhe për hapat që duhen marrë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.
Kryetari i Federatës Sindikale, Lamih Balaj i shpalosi qëndrimet e Federatës dhe rekomandimet për Qeverinë e Kosovës qe sa me shpejt te behët Zhbllokimi i llogarive te Telekomit të Kosovës dhe mos te ketë pengesa ne operimin e punëve ditore.
"Gjithashtu kemi kërkuar qe aksionari te merr përgjegjësin direkt sepse bordet te cilat i kanë miratuar nënshkrimin e kontratave te dëmshme kanë qene te emëruara nga Qeveria e Republikës se Kosovës dhe është përgjegjësi e Qeveris si aksionar i 100% ta mbroj pasurim shtetërorë ashtu edhe siç e parasheh Kushtetuta e Republikës se Kosovës", theksoj Balaj.
FSP-PTK sipas balajt do t'i jap hapësirë negociatave te Qeveris për gjetjen e një zgjidhje sa me te shpejt qe te lirohen llogarit e Telekomit te bllokuara nga zhvatësi 10 vjeçar Z-Mobile.
"Organet drejtuese te FSP-PTK në takimin e fundit me Kryesinë dhe Kuvendin ka marr vendimin se në rast së nuk behët zhbllokimi i llogarive deri të mërkurën nga e dita e enjte do te futemi ne Protesta 24 orësh te përgjithshme para Qeveris-Parlamentit te Kosovës", ka thënë Balaj.