01 Janar 2025

Sindikata e shqetësuar me degradimin që po i bëhët RTK-së

Prishtinë, 11 shtator - Sindikata e Pavarur e RTK-se është e shqetësuar me degradimin që po i bëhët Radio Televizionit Publik të Kosovës.

Fadil B.Hoxha, Kryetar i SPRTK-së ka deklaruar se me gjithë vërejtjet e Auditorit Gjeneral dhe mosvotimit te raportit te punes nga Kuvendi i Kosoves, rrenimi i RTK-se po vazhdon te behët pa u penguar nga askush.

Mosperfillja ndaj rekomandimeve te auditorit gjeneral rreth menyrers se shfrytezimit te burimeve njerezore dhe atyre financiare sipas tij nuk ka te ndalur.

Bazuar në raportin e Auditorit gjeneral,, RTK gjate vitit 2014 ka operuar me rreth 1 milion euro humbje dhe sipas informatave qe ka siguruar Sindikata me humbje është duke vazhduar te operoje edhe gjate ketij.

\"Kjo duhet te jete arsyeja kryesore pse udheheqesit e RTK-se nuk jane ne gjendje te raportojne per punen ne gjashte mujorin e pare te ketij viti, para komisioneve qe ju drejtoni.\"

\"Menaxhmenti i RTK-se nuk e ka as idene me te vogel se cfare te beje me borxhin prej miliona eurove te RTK-se. Ata madje jane ne procedim te konkursit per 22 punesime te reja, megjithe verejtjet e auditorit gjeneral per mbipunesime ne RTK dhe rekomandimit per ngrirjen e punesimeve te reja per nje kohe te pacaktuar.\"

\"Siç jeni ne dijeni, pagat dhe meditjet e punonjesve te RTK-se gjate vitit 2014 jane siguruar duke shfrytezuar nje pjese te mjeteve te kategorise per investime kapitale. Gjithashtu Menaxhmenti i RTK-se, sipas raportit te auditorit, gjate viti 2014, kishte realizuar nje kredi ne vlere prej mbi 400 mije euro ne njeren nga bankat komerciale ne vendin tone\", ka thënë Hoxha.

Shqetesuese sipas tij është edhe e ardhmja financiare per RTK-ne, pasi qe marreveshja aktuale per financim ka skaduar.

Mosperfillja ndaj ligjit te prokurimit publik dhe atij te RTK-se po vazhdon. Blerja e veprave audiovizuele dhe lidhja e kontratave me producente te pavarur po behet pa u respektuar procedurat tenderuese.

Gjithashtu aktet me te larta organizative si organogrami dhe rregullorja per sistematizimin e vendeve te punes sipas Hoxhes ndryshohen pothuajse në çdo kohe dhe për këto ndryshime nuk njoftohen fare punonjesit e RTK-se.

Ai ka thënë se vlen te theksohet se ne te kaluaren Sindikata gjithmone ka qene pjese e ketyre proceseve, e drejte e garantuar me Kontraten Kolektive te RTK-se.

\"Në pozita te caktuara vazhdimisht emerohen persona pa ju nenshtruar konkursit dhe pa i plotesuar kriteret e parapara per ato pozita, duke e degraduar ne shkalle alarmante strukturen organizative.\"

\"Ne presim qe Ju si themelues i RTK-se te nderhyni urgjentisht dhe ta ndalni kete degradim.\"

\"Ne te kunderten ne si Sindikate do to jemi te detyruar te organizohemi duke e pare si opsion te pashmangshem protesten dhe greven.\"

\"Ne nuk do te jemi vezhgues te rrenimit te institucionit ku me vite te tera ushtrojme profesionin dhe nga puna qe bejme aty sigurojme te ardhura te nevojshme per vete dhe familjet tona\", ka theksuar në fund Hoxha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)