Sindikata e RTK-së denoncon kërcënimet e drejtorit Mentor Shala
Prishtinë, 19 nëntor - Sindikata e Pavarur e RTK-së ka denoncuar në institucionin e Avokatit të Popullit dhe Inspektoratin e Punës kërcënimet dhe shpifjet e drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala, këshilltarit të tij, Fisnik Derguti dhe vartësve të tjerë, ndaj Sindikatës së Pavarur dhe anëtarëve të saj.
Në ditën kur drejtori gjeneral i RTK-së Mentor Shala kërcënoi Sindikatën, përmes një letre të cilën SPRTK e ka bërë publike, një tjetër letër kërcënuese ndaj Sindikatës erdhi nga këshilltari i tij, Fisnik Dërguti.
Ata përmes letrave të ndara kanë ftuar punëtorët për distancim nga Sindikata pasi kjo e fundit shpërndau dokumentin e një anëtari të Bordit të RTK-së, lidhur me keqmenaxhimin dhe parregullsitë e shumta në RTK.
Përveç postit të këshilltarit, Dërguti mban edhe postin e kryetarit të Komisionit diciplinor në RTK, komision ky i cili në vazhdimësi është keqpërdorur nga menaxhmenti kundër drejtuesve sindikalë dhe anëtarëve të SPRTK-së.
\"Ai madje në situata të caktuara paraqitet si përfaqësues sindikalë dhe flet në emër të punëtorëve, siç bëri në një takim me Komisionin Parlamentar për Medie\", ka theksuar Sindikata.
Në vijim gjeni shkrimin e z.Derguti dërguar të shtunën e kaluar, në orën 23:40, në adresat zyrtare të punonjësve të RTK-së.
Nivelin gjuhësor dhe përmbajtësor të kësaj letre,(të cilën mund ta lexoni më poshtë) ju mbetet ta vlerësoni vet.