Sindikata e PTK-se kërkon parandalimin e vazhdimit te kontratës më Z-Mobile
![Sindikata e PTK-se kërkon parandalimin e vazhdimit te kontratës më Z-Mobile](http://ekonomia.info/repository/images/main/lamih_balaj_dhe_valon_lluka.jpg)
Prishtinë 19 prill - Me ftesë të ministrit të MZHE-së z. Valdrin Lluka, kryetari i FSP- PTK Lamih Balaj së bashku me anëtarët e kryesisë së sindikatës Shpetim Zharku, sot u takua me ministrin për të biseduar rreth gjendjes aktuale në Telekomin e Kosovës.
Në takim, ministri u njoftua për gjendjen në Telekomin e Kosovës, me theks të veçantë mos-vazhdimin e kontratës më Z-Mobile, e cila skadon me 30 korrik të këtij viti.
Ministri u informua qartë se, FSP PTK së bashku me punëtorët tashmë ka marrë vendim, ashtu siç i ka njoftuar të gjitha institucionet përmes peticionit, se çdo formë e vazhdimit të kësaj kontrate nuk do të ekzekutohet në asnjë mënyrë nga ana e punëtorëve, duke e bërë kështu të pamundur realizimin e saj.
Prandaj, nga ministri u kërkua që t’i shfrytëzojë kompetencat e tij institucionale për parandalimin e vazhdimit të kësaj kontrate.
Ministrit iu bë me dijë se, në rast të një vazhdimi të mundshëm të kontratës, çdo lloj dëmi eventual që mund të shkaktohet nga moskryerja e punëve që lidhen me Z-Mobile pasojat nuk barten nga FSP PTK dhe punëtorët.
Gjithashtu, në takim u diskutua dhe u kërkua që të shqyrtohen edhe të gjitha kontratat tjera të dëmshme për Telekomin e Kosovës.
Kërkesë tjetër drejtuar ministrit ishte edhe aprovimi sa më parë i garancionit për kredi nga qeveria e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i mëtutjeshëm i Telekomit të Kosovës.