Sindikata e PTK kërkonë siguri për 5 vite për vendin e punës
Prishtinë, 7 prill - Në takimin e sotem me Ministrin për Zhvillim Ekonomik Besim Beqaj, Sindikata Profesionale e Punëtorëve ka adresuar një serë çështjesh që shkojnë në interes dhe mbrojtje te të drejtave të punëtorëve të PTK-së.
SPP ka kërkuar nga Qeveria ruajtjen e vendit të punës dhe nivelit aktual të pagave të punëtorëve të PTK-së, për së paku 5 vite me radhë dhe niveli aktual i pagave është njëri nga kërkesat kryesore të SPP-së.
Poashtu, sindikata do të kërkoj që të hapet rrugë për zhvillimin e PTK-së dhe të gjinden mekanizmat për zhvillimin e Postës së Kosovës e cila do të mbetët nën Qeverinë e Kosovës nëse shitet PTK-ja.
Menaxhmenti i PTK-së i cili e ka ngrite vleren e kompanisë në të gjitha fushat qe nga viti 2009 meriton një përkrahje kështu që ne si sindikatë nuk do te tolerojme qe te mos shperblehet edhe nga blerësi.
Nga ana e tij, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj u premtoi përfaqësuesve të Sindikatës Profesionale të Punëtorëve të PTK-së se ai dhe Komiteti Ndërministror për Privatizimin e PTK do ti shqyrtojnë shumë seriozisht kërkesat e tyre dhe se do të angazhohen maksimalisht që gjatë procesit të privatizimit të mbrohen të drejtat e punëtorëve të PTK-së.
Në një takim me ministrin Beçaj, përfaqësuesit e Sindikatës paraqitën një varg kërkesash që kanë të bëjnë me mbrojtjen e punëtorëve. Kërkesat kryesore ishin, sigurimi i vendit të punës dhe i pagës aktuale për 5 vite të ardhshme.
Ministri Besim Beçaj duke theksuar se do ti procedojë këto kërkesa në Komitetin për privatizim, potencoi edhe angazhimet e vet kryeministri Thaçi në këtë drejtim.
Ju e dini që kryeministri ka premtuar se nuk do të lëshojë pe në asnjë moment që të bëhen kontrata më të shkurta se 4 vite , tha Beçaj.
Ai ka theksuar se punëtorët e PTK-së do ti realizojnë të gjitha të drejtat të cilat u takojnë me Ligjin e Punës dhe ligjet tjera në fuqi në vend.
Ministri Beqaj ka theksuar se privatizimi i PTK-së do të ketë ndikim pozitiv edhe në punësim pasi që mjetet nga ky proces do të investohen në projekte kapitale të cilat punësojnë numër të konsiderueshëm të pa punëve.
Sindikata kërkoi edhe respektimin e ligjit të punës, me të cilin u pajtua edhe vet ministri. Njëherit, anëtari i kryesisë së Sindikatës Profesionale të PTK-së Seremb Gjergji kërkoi edhe garantim të investimeve qindra milionëshe nga blerësi i ardhshëm.
Ne kërkojmë po ashtu që nëse ndodhë shitja të ketë një investim prej minimumi 200 milionë euro për tri vitet e ardhshme. Kjo nënkupton që do të hapen edhe 500 vende të reja të punës në PTK dhe nuk do të ketë kurrfarë krize, tha Gjergji.
Ministri Becaj ndërkaq, theksoi se me privatizim përveç punëtorëve, do të përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit.
Efektet pozitive janë se me një pjesë e mjeteve nga privatizimi do të bëhen investime tjera kapitale të cilat do ti mundësojnë qytetarëve të vendit shërbime më të mira, infrastrukturë më të mirë, zhvillim ekonomik dhe nuk kemi të bëjmë këtu vetëm me punësim në PTK, por kemi zhvillim dhe punësime edhe në lëmi të tjera, theksoi Beçaj.
Beçaj premtoi se do të konsultohet në mënyrë të rregullt me Sindikatat e PTK-së, për të biseduar në mënyrë qytetëruese për interesat e të gjithëve.