22 Dhjetor 2024

Sindikata e Pavarur e RTK-së padit drejtorin gjeneral dhe Bordin e RTK-së

Prishtinë, 15 dhjetor - Sindikata e Pavarur e RTK-së ka dorëzuar sot në Inspektoriatin e Punës padinë kundër drejtorit, Ngadhnjim Kastrati dhe Bordit të RTK-së.

Ashtu siç kishte paralajmëruar Sindikata, Bordi dhe drejtori gjeneral i RTK-së, kanë zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme Udhëheqësin e Shërbimeve të Përbashkëta në RTK, duke mos i respektuar kriteret kryesore të konkursit të cilat vetë i kishin përcaktuar.

Megjithë vërejtjet dhe reagimin publik të Sindikatës, ku është kërkuar ndërprerja e procedimi të konkursit për shkak të mos përmbushjes së kritereve nga asnjëri prej aplikuesve, Menaxhmenti i RTK-së ka vazhduar  procedimin e tij.

Me  datë 3 dhjetor 2020, Bordi e ka miratuar propozimin e drejtorit Ngadhnjim Kastrati, dhe ka zgjedhur në krye të Shërbimeve të Përbashkëta  personin me përvojë në menaxhimin e kafiterive.                              

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)