Sindikata denon ashpër gjuhën fyese te drejtorit të RTK-live, Mentor Shala
Prishtinë, 8 tetor - Sindikata e Pavarur e RTK-së denon ashpër gjuhën fyese te drejtorit të RTK-live, Mentor Shala, i cili pjesën më të madhe të votuesve të vendit tonë i quan prorus dhe antiperëndimor.
Fadil B.Hoxha, Kryetar i SPRTK-së ka thënë se përmes këtij shkrimi që nxiti reagimin e mijëra qytetarëve, ai eskalon mëtutje duke deklaruar se me këtë votim, "prej sot më larg e kemi shtetin e Kosovës."
SPRTK kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së, që të distancohen nga kjo gjuhë denigruese e drejtorit të Mediave online në RTK, e cila shkelë rëndë kodin etik dhe standardet profesionale të Transmetuesit Publik.
Hoxha konsideron se organet drejtuese të RTK-së të mos jenë selektiv por rastin ta trajtojnë konform rregulloreve tw RTK-së.
"Transmetuesi Publik është i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe votuesit pavarësisht bindjeve të tyre politike janë qytetarë të vendit tonë", ka theksuar Hoxha.