Sindikalistët me dyshime rreth ndarjes së PTK-së
Prishtinë, 26 korrik - Federata Sindikale e Pavarur (FSP) -PTK dhe punëtoret e Postes dhe Telekomit të Kosovës, janë shumë të shqetësuar me vendimet dhe ngjarjet e ditëve te fundit që janë duke u zhvilluar për PTK.
Kryetari FSP-PTK-së, Milazim Alshiqi, nëpër mjet një komunikate për media ka vlerësuar se procesi i ndarjes së PTK-së në dy ndërmarrje publike Posta dhe PTK (Telekomi dhe Vala), lë hapësirë për të dyshuar se kjo është bërë për qëllime të mira dhe për ngritje të vlerës së kompanive, e jo për tia përgatit blerësit potencial blerjen më të lehtë dhe të lirë të PTK-së.
Ky proces është bërë pa një transparencë meqë ne si FSP-PTK, nuk kemi qenë te përfshirë në proces të ndarjes dhe nuk kemi informacione se çka përmbajnë kontratat ku rregullohen raportet në mes të Postës dhe PTK-së, ka pohuar ai.
Sipas tij në bazë të vendimit për ndarje Telekomit dhe Valës nuk iu është lënë asnjë metër katror objekte edhe pse shumica e këtyre objekteve ose janë ndërtuar ose janë ri rregulluar me mjete financiare të këtyre dy Njësive të Biznesit (TiK dhe Vala).
Neve si FSP-PTK, nuk dimë se çka do të ndodhë me punëtorët, si është bërë ndarja e tyre, sa metra katror do të merren me qira nga Posta për nevoja të TiK-ut dhe Vala-s, çmimi i qirasë, ekskuziviteti i shitjes së produkteve të TiK-ut dhe Vala-s për Postën, afatet e kontratës etj\", ka theksuar ai.
Në bazë të vlerësimeve tona kjo ndarje çon në shkatërrimin e të dy ndërmarrjeve dhe mbetjen e punëtorëve në rrugë, ka theksuar ai.
Po ashtu edhe procesi i privatizimit te PTK-së, është duke ecur më ritme të përshpejtuar dhe pa asnjë bazë ligjore dhe transparencë.
\"Vlen të theksohet se asnjë herë Strategjia e Privatizimit të PTK-së, e hartuar nga Qeveria e Kosovës nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës edhe pse ligjërisht kjo është dashur të bëhet, duhet tiu përkujtoj edhe një herë se vet ministri i MZHE z. Besim Beqaj, procesin e privatizimit të PTK-së e ka shpallë të dështuar dhe nulë. Si ka mundësi që me të njëjtën bazë ligjore të shpallur si të dështuar nga i njëjti ministër të rifilloj prapë procesin e privatizimit. Ky proces është nulë dhe kështu do te jetë sepse neni 4 i Ligjit të Buxhetit për vitin 2011 se bashku me të gjitha nenet tjera është shfuqizura me Ligjin e Buxhetit për vitin 2012, ka thënë ai.
\"Ky proces menjëherë duhet te ndërpritet dhe çështja e privatizimit te PTK-së të rikthehet për rishqyrtim ne Kuvendin e Republikës se Kosovës, pra të nxirret ligj i veçantë për privatizim te PTK-së Neve ju bejm thirrje kompanive qoftë vendore apo ndërkombëtare që mos të hynë në këtë proces se është jo ligjor dhe kundër interesave të punëtorëve dhe të Kosovës. Proceset e ndarjes dhe privatizimit e kanë bllokuar edhe negocimin e marrëveshjes kolektive e cila marrëveshje është baze për garantimin e te drejtave te punëtoreve.
Të gjitha këto, punëtoret e PTK-së i qesin në një pozitë të rëndë dhe pa perspektivë karshi interesave të grupeve të caktuara të cilët kanë të vetmin qëllim interesat personale ku përmes ndarjes dhe privatizimit të PTK-së, do ti realizojnë\", ka pohaur ai.