21 Prill 2025

Sindikalistët kërkojnë anulimin e konkursit për drejtor të RTK-së

Prishtinë, 19 tetor - Sindikata e Pavarur e RTK së ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të disa anëtarëve të Bordit të RTK-së, përfshirë kryetarin e saj, Ismet Bexheti, për t\'ia mundësuar drejtorit aktual gjeneral të RTK-së Mentor Shala, zgjedhjen edhe për një mandat në krye të RTK-së.

Një vendim i tillë sipas SPRTK-së do ta rrënonte perfundimisht mediumin Publik, marrë parasysh degradimin që e ka pësuar ky institucion për gjatë këtyre tri viteve të fundit.

Sindikata, ka arritur ta mësojë se në garën për postin e drejtorit gjeneral të RTK-së, dy prej gjithsej katër aplikantëve nuk i plotësojne kriteret e kërkuara me konkurs, konkretisht nuk i kanë së paku tri vjet përvojë pune në pozita menaxheriale.

Kjo sipas SPRTK-së le të kuptojë qe konkurimi i tyre është bërë me qëllim të mosdështimit të konkursit, për procedimin e mëtutjeshëm të së cilit duhet të jenë së paku tre aplikantë, në mënyrë që z. Shala të rizgjidhet lehtësisht në postin e drejtorit gjeneral.

SPRTK, kërkon nga Bordi, anulimin e këtij konkursi i cili që në fillim të tij është parë si joserioz dhe i montuar.

\"RTK, ka nevojë më shumë se kurrë për një menaxhment profesional e të ndershëm në mënyrë që t’i kthehet imazhi dhe besimi te publiku i gjerë.\"

\"Kuvendi i Kosovës, me mosvotimin e raportit vjetor të punës të këtij menaxhmenti e ka bërë të qartë se si ka performuar ky menaxhment gjatë mandatit të tij\", thuhet në reagin e SPRTK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)