Sindikalistët kërkojn nga LDK hetimin e zgjdhjes se paligjshme të drejtorit të RTK-së
Në këtë takim, sindikalistët shprehën shqetësimin e tyre rreth gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet Transmetuesi Publik, si pasojë e kontratave abuzive të lidhura me producentë të pavarur e operatorë ekomomik, mungesës së investimeve kapitale, përjashtimit të profesionistëve nga pozitat menaxheriale e editoriale, shpenzimeve pa kontroll për qiramarrje të pajisjeve teknike, e shumë parregullsive tjera.
Sipas sindikalistëve, kulmi i stërkeqjes është arritur me zgjedhjen paligjshme të drejtorit gjeneral të RTK-së nga Bordi i saj, veprim ky që e ka dëmtuar Transmetuesin Publik gati në shkallë të pariparueshme.
Sindikalistët kërkuan nga përfaqësuesit e LDK-së, që të gjitha këto parregullsi, të hetohen nga një komision i themeluar nga Kuvendi i Kosovës.
Udhëheqësit sindikal shtruan edhe moszgjidhjen e çështjes së pronës, objektit e ligjit të ri, dhe kërkuan që këto tema esenciale për RTK-në, të marrin përgjigje nga legjistlativi i ardhshëm.
LDK ka theksuar se RTK është institucion publik që financohet nga qytetarët e Kosovës dhe duhet të ju shërbejë atyre dhe vetëm atyre.
Si i tillë, LDK thekson se nuk do të lejojë që RTK-ja të nëpërkëmbet për interesa individuale të askujt.