Sindikalistët e PTK-së kërkojnë zhbllokimin e projekteve
Prishtinë, 18 tetor - Sindikata Profesionale e Punëtorëve (SPP) të PTK-së, e ka pranuar vendimin e Komisionit Qeveritar për privatizimin e PTK-së që shpall të mbyllur procesin e privatizimit të kësaj ndërmarrje me fitimprurëse në Kosovë.
Kjo sindikatë gjatë gjithë kohës ka kërkuar, që procesi i privatizimit të PTK-së, të bëhet me transparence të plotë dhe të mos dëmtohet punëtori i kësaj ndërmarrje si dhe interesat e vendit, duke ditur së PTK-ja, ka dhënë shumë për buxhetin e vendit.
Kompanitë që ishin të interesuara për blerjen e aksioneve të PTK-së, duke parë se çmimi ishte me i lartë se sa ishte proklamuar, në momentet e fundit janë tërhequr. Kjo ishte edhe arsye e vetëm për dështim të procesit, thuhet në komunikatën për media.
Kjo ndërmarrje, falë punës së menaxhmentit, ka rritur vlerën e kompanisë, edhe pse me mos lejimin e projekteve që e shpien përpara këtë ndërmarrje, është tentuar të ulet kjo vlerë, punëtorët e kësaj ndërmarrje kanë punuar me kapacitet të shtuara dhe nuk kanë lejuar degradimin e kompanisë apo uljen e vlerës së saj.
Për paralajmërimet për nisjen e përgatitjeve për një proces të ri të privatizimit të kësaj kompanie, i cili do të realizohet në bazë të orientimeve strategjike të Qeverisë, Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK-së, kërkon transparencë të plotë, dhe vlerësim maksimal të aseteve të kësaj ndërmarrje, theksohet tutje në komunikatën e njërës nga dy sindikatat që i kanë punëtorët e PTK-së.
Kjo sindikatë ka kërkuar që gjatë fillimit të proceduarve të reja, kërkohet që të merren parasysh punëtorët e kësaj ndërmarrje që vazhdimit punojnë në ngritjen e vlerës së kompanisë.
Kjo sindikatë po ashtu i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që të lejoj projektet që ndihmojnë në zhvillimin e kësaj ndërmarrje në mënyrë që PTK që të avancohet në zhvillimin e projekteve me të cilat do të bëhej edhe ndritja e vlerës së kompanisë.