24 Dhjetor 2024

Sindiakata e PTK-së paralajmëron protestë

Prishtinë, 24 qershor - Federata e Sindikatave të Pavarura (FSP) të Postë Telekomit të Kosovës (PTK)  përmes një komunikate ka bërë të ditur së shpejti do të organizojë protestë me të cilën do të shpreh pakënaqësitë për shkak të  mosnënshkrimit të kontratës kolektive të PTK-së si dhe lidhur me gjendjen e krijuar në PTK pas ndaljes të investimeve.

Milazim Alshiqi kryetar i FSP ka thënë se ende mendojnë se PTK-ja nuk është shitur prandaj sipas tij ndalimi i investimeve në PTK paraqet rrezik shumë të madh për PTK-në dhe shtetin e Kosovës. 

Ndërhyrjet e deri tashme të qeverisë në biznesin e PTK-së sipas tij e kanë ulë vlerën e PTK-së nga 1 miliardë euro sa është vlerësuar PTK-ja par disa vitesh në 250 milion euro sa është oferta e fundit për blerje të PTK-së.

"Oferta e fundit është skandaloze sepse vetëm 5 vitet e  fundit PTK-ja ka pas fitime të pastra(dividend) më shumë se 400 milion euro. Por edhe ky çmim i fundit duke u bazuar në veprimet e  fundit  të atyre që janë të interesuar për ta shitur PTK-në dhe blerësve, ka tendencë që ende të zbritet."

"Edhe tani arsyeja pse duhet të shitet PTK-ja e ka humbur kuptimin, sepse përveç tjerash edhe minimumi i çmimit 300 milion euro i cili është premtuar nga qeveria si çmim minimal nuk është respektuar", ka theksuar Alshiqi.

Sa i përket sigurimit të punëtorëve në rast të ndërrimit të pronarit të PTK-së përveç fjalëve dhe premtimeve sipas tij deri më tani FSP e PTK-së nuk ka pranuar asnjë dokument konkret me garanci për ruajtjen e të drejtave të punëtorëve.

Kontrata kolektive e PTK-së nuk po nënshkruhet nga kryeshefi i PTK-së edhe pse është përfunduar pas më shumë se 1 vit negociatash dhe takimesh në mes të përfaqësuesve të FSP të PTK-së dhe përfaqësuesve të menaxhmentit të PTK-së.

"Personat të cilët kanë të drejtë për ta nënshkruar kontratën kolektive në nivel të PTK-së duke u bazuar në Ligjin e punës  janë kryeshefi i PTK-ës dhe kryetari i FSP të PTK-së. Arsye të ligjshme për mos nënshkrimin e kontratës kolektive të PTK-së nuk ekzistojnë."

"Ne nuk jemi të gatshëm të merremi me paragjykime se kujt i pengon nënshkrimi i kësaj kontrate, prandaj shumë shpejt do të organizojmë protesta dhe nuk do të ndalemi deri në nënshkrimin e kontratës kolektive e cila ka rëndësi jetike për punëtorët e PTK-së", theksoi Alshiqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)