04 Janar 2025

Siguria në trafik, një shqetësim global

Prishtinë, 20 dhjetor - Qeveria e Kosovës, në vend se të citojë statistika të vdekjeve e të të plagosurve, duhet të fillojë të aktivizojë institucionet përkatëse që të marrin masa sanksionuese ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit, në mënyrë që të ofrojnë një ambient të sigurt për pjesëmarrësit në rrugë.

Kështu thotë drejtori i Kolegjit të shkencave të aplikuara teknike “Tempulli”, dhe eksperti i komunikacionit rrugor, Muhamed Krasniqi.

Siguria në rrugët e Kosovës, sipas tij, vazhdon të jetë shqetësuese dhe përmendet si problematike në raporte ndërkombëtare. Kontribuues kryesorë në uljen apo në rritjen e nivelit të sigurisë në rrugë, sipas tij, janë pjesëmarrësit në trafik, pa marrë parasysh se në çfarë cilësie janë ata.

\"Siguria në trafik është një shqetësim global, mirëpo për dallim nga ne, në vendet e zhvilluara ky fenomen arrin të menaxhohet në nivel të kënaqshëm. Rrezikimi i sigurisë në rrugë kryesisht ndodh nga aksidentet dhe pasojat që shkaktojnë këto aksidente në trafik. Si rezultat i kësaj kemi humbje të jetëve, të lënduar, por edhe dëme të mëdha materiale\" Krasniqi, në intervistën për Kohën Ditore.

\"Aksidentet në trafik sot në botë konsiderohen si epidemi e fshehtë dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo ditë në botë humbin jetën rreth 3.400 njerëz. Aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i lëndimeve të fëmijëve dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes së fëmijëve të moshës pesë deri katërmbëdhjetë vjeç\".

\"Edhe vendi ynë viteve të fundit (sidomos pas lufte) është duke u ballafaquar me një gjendje të rëndë sa i përket nivelit të sigurisë në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Që nga viti 2010 e tutje, ky shqetësim është cekur edhe në raportet e progresit të Komisionit Evropian\", tha ai.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)