Si të bëhët PTK e suksesshme dhe rritët vlera e tregut

Seremb Gjergji
Telekomunikacioni globalisht po merr një kahëje tërësisht të re dhe shumë dimenzionale ashtu siç po merr kahëje komplet ndryshe, qasja në komunikimin global. PTK me teknologjinë aktuale NGN (Next Generation Network Rrjeti i Gjeneratës së Ardhshme), si teknologjia më e mira në botë, mese lehti në Ballkan mund të integrohet. Madje edhe, para disa vendeve të zhvilluara evropiane.
Në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, Kryeshefi Ekzekutiv i Google, Erick Schmid tha se Interneti do të Zhdukët. Së shpejti do të vijë koha e Gjërave të Internetit (IoT Internet of Things) gjithçka e lidhur non-stop.
Kjo tregon që ka ardhur koha ku biznesi i PTK-së duhet orientuar dejtë konsumatorit jo drejt inxhinierëve. Teknologjia moderne e instaluar, lejon PTK-në që të ofroi shërbime të kualitetit më të lartë në botë. Mundëson që të zhvillohen produkte edhe 4Play dhe 5Play, ofroi Cloud dhe siguri online për të gjitha institucionet e nevojshme. Të gjitha arrihen me një ekspertizë biznesi dhe jo me një Ekspertizë inxhinierike. Ka ardhë kohë që të ndizen Fibrat e Zeza (Dark Fibre); të marrin zjarr.
Avancimi përmes teknologjive NGN, 3/4G-LTE dhe koncepteve moderne të orientuara në Shitje dhe Marketing, jo vetëm që e avancojnë kompaninë, rrisin vlerën e saj, por e zhvillojnë edhe Kosovën. Duke u orientuar në Shkrirjen e Shërbimeve ndërmjet Operatorëve multi-provider; pra automatizim i adaptueshëm/përshtatshëm në bazë të lëvizjes së pajisjeve; do ti mundësoi PTK-së një rrol kyç në teknologjinë Ballkanike dhe Evropiane.
Çka duhet ndryshuar?
Mënyra e të menduarit (mindset) është hapi i parë drejt ndryshimit pozitiv në PTK. Pastaj vjen shkrirja e dy bizneseve GSM Vala dhe Telekomi i Kosovës (TiK) në një BRAND të ri të quajtur Telekomunikacion, Telekomunikim apo Telekomi i Kosovës. Na mungon Video Call edhe pse nga 2007 ka qenë e mundur nëpër secilën shtëpi. Ndërsa 2009-2010 në secilin telefon mobil. Me një unazë Optike dhe Fibren e Zezë PTK ka mundur prej kohesh ti arrijë këto segmente! Por, ne ende presim!
Pas rritjeve në ekonominë globale dhe daljes nga kriza ekonomike (recesioni), kompanitë telekomunikuëse në botë kanë pasë një hov. Ndërsa, PTK-ja në pamundësinë e zhvillimit të një qasje të re drejt biznesit nuk e ka zënë ende këtë hap. Kërkesat e avancuara të konsumatorëve tash mund të kenë zgjidhje, nëse PTK-ja zhvillon konceptin e mënyrës së të Menduarit Mindset.
Udhëheqja e PTK-së duhet të gjejë një kompromis të brendshëm, sepse të gjitha njësitë, të gjithë punëtorët dhe departamentet mendojnë se janë pjesa më vitale dhe më e rëndësishme e kompanisë. Një gjë është e saktë pa e SHITUR produktin, asnjëra hallkë nuk ka sukses. Teli/Fija mund të ndriçoi nga Klina në Berlin, nëse nuk e shet ska kurrfarë vlere.
PTK (Telekomunikacioni) në këtë formën aktuale të operimit nuk mund të jetë e suksesshme dhe nuk mund ta rrisë vlerën e kompanisë. Faktori kryesor i mossuksesit të tanishëm është pengesat politike dhe konceptet e ngushta zhvillimore. Çka duhet bërë? Kompania duhet të ndryshoj mënyrën e menaxhimit, operimit dhe qasjes drejt zhvillimeve të reja teknologjike dhe të shitjes.
Hapat janë:
1. PTK-ja duhet të ndërroj emrin në Telekomunikacioni/komi/nikimi i Kosovës.
2. Kompania të ndahet në TiK Kosova dhe TiK Internacional kjo e fundit të zhvilloi ekskluzivisht biznesin dhe lidhjëve ndërkombëtarë.
3. Krijohet kompania WiFi Carrier që në vete ngërthen Datat Server Center dhe Cloud Space Hapësira në Retë e Bardha dhe Qendra e Serverëve dhe të Dhënave.
4. Secila degë/kompani të ketë një ekip të mirëfilltë të LIDERSHIPIT STRATEGJIK i cili vërtetë ndjekë trendët moderne zhvillimore dhe jo mendimin menaxherial.
a), Telekomunikacioni i Kosovës si synim strategjik duhet të ketë dy segmente të rëndësishme të biznesit: 1. B2B (Biznes për Biznes) dhe 2. Mbështetje Teknologjike (Backbone) për TiK Internacional dhe WiFi Carrier. Ky fokus duhet të përkrahë gjithnjë konceptin strategjik të Regjimit të Çmimeve ku u mundëson klientëve tanë që të blejnë më shumë, për me më pak pare. Pra, gjithçka e kapshme për xhepin.
Një herësh ndërlidhë Vizionin e sajë; ku u mundëson bashkatdhetarëve që përmes telefonisë (mobile apo fikse) dhe internetit të dërgojnë para, mbushje dhe të jenë pranë familjarëve në Kosovë. Biznesi online është shumë i rëndësishëm veçmas që tash kemi edhe Kodin Financiar Bankar XK05. Natyrish që biznesin aktual dke mos e lene aspak anash.
Synim dhe realizim të shpejtë strategjik me një fibër optike 100Mb/s në secilën shtëpi. Kosova me 73% të popullsisë nën 35 vjeç duhet të jetë Lider Ballkanik në këtë segment; si nga aspekti biznesor, ashtu edhe ai individual.
TiK Kosova, duhet të orientohet krah për krah me modelin aktual të biznesit në ofrimin e të gjitha kushteve operatorëve të vegjël B2B, dhe tu mundësoj atyre zhvillim lokal në fushën telekomunikuëse. TiK duhet tu qëndroi mbrapa me platformën NGN, Unazën Optike dhe Fibrën e Zeze kurdo që ka nevojë dhe leverdi.
b), Telekomunikacioni Internacional (TiK Int), duhet të jetë kompania e re që do ti sjellë PTK-së fitime dhe zhvillim strategjik global. Me teknologjine NGN (Rrjeti i Gjeneratës se Ardhshme), nga viti 2007 i ka mundësuar PTK-së të jetë një Qendër Regjionale (Regional Hub) transmetuese për të gjithë operatorët e Ballkanit. Sot TiK Int do të shtonte linjat dhe nder-lidhjet ndërkombëtare (international interconnections). NGN i jep një shtytje fitim-prurës të gjithë Kosovës sepse përmes kësaj teknologjie ka fuqi të aplikoi edhe Strategjia e Regjimit të Çmimeve, që krijon leverdi biznesit. Ky hap, jo vetëm që do ta rrisë vlerën e kompanisë si transmetues Rajonal, por edhe zhvillimin e Kosovës dhe IMAZHI-të të saj.
Hapat që duhet ndërmarrë janë lidhjet, nyjat dhe marrëveshjet ndërkombëtare me BT (British Telecom), CW (Cable Whireless) për Evrope dhe Azi; Telefonica për Amerikën Latine; ATT për Amerikën Veriore; AMMER Networks përmes Turqisë; CMC Networks për Afrikë por edhe lidhej dhe marrëveshje të tjera në të ardhmen, konform nevojave dhe zhvillimeve të tregut. Ky objektiv strategjik e vë Kosovën në hartën botërore telekomunikuëse si lojtar serioz i këtij tregu kaq të fuqishëm.
Marrëveshjet e këtilla ndërkombëtare i hapin rrugën edhe marrëveshjeve të reja B2B me kompanitë rajonale dhe botërore, por edhe vendorë. Kosova ende nuk është e vetëdijshme me fuqinë e sajë teknologjike telekomunikuëse që ka në krahasim me vendet e Ballkanit.
c), Operatori WiFi - WiFi Carrier; do të zhvillonte segmente të një demografie të re të popullsisë dhe bizneseve që janë në lëvizje dhe që kanë pajisje të lidhura në internet (shi IoT) 24/7 dhe kërkojnë shtigje të reja për tu zhvilluar, avancuar dhe komunikuar.
Mënyrat e reja komunikuëse si Skype, Viber, Whatsap dhe shumë të tjera sjellin nevoja dhe zgjidhje të reja të kohës. WiFi Carrier (IoT), do të ishte përgjigjja e kohës. Do të menaxhonte dhe operonte të gjitha zonat urbane ku në bashkëpunim me 3/4G LTE, NGN dhe TiK Kosova do të ofronte zgjidhje të për të gjitha nevojat e tregut të kohës. Poashtu, përmes IP Communications do të zhvillonte segmentet e caktuar që do ta qojnë kompaninë në nivelin e ri të komunikimeve multi-disciplinare dhe perspektivave të reja në industrinë telekomunikuëse.
Qeveria e Kosovës, pas këtij organizimi duhët të angazhoi një kompani ndërkombëtare me renome në Telekomunikacion (psh: BT British Telecom me të cilët në vitin 2005 PTK ka pasë Aleancë Strategjike) dhe tia rrisë vleren; sepse me përspektiven aktuale do të jetë shumë vështirë. Kjo kompani mëpas do ta përgatiste PTK-në për zhvillimet e shekullit 21. Poashtu, do ta fuqizonte dhe do tia rriste vlerën edhe për PRIVATIZIM, kurdo që do të ndodhte një gjë e tillë.
Segment i veçantë është Green Telecommunication që nënkupton në një serë segmentesh prodhimi i rrymës së ripërtritshme Solare dhe me Frymë nga energjia për shtyllat transmetuese, dhoma e serverëve e deri tek dritat e objektit. Me këtë veprim ndihmohet edhe Strategjia Qeveritare për energjinë e ripërtritshme.
Ralizimi i Kodi Telefonik 383.
PTK-ja me teknologjinë e avancuar që ka, mund ta implemetoi Kodin Telefonik 383 në një afat rekord 3-6 muaj dhe Kosova të përfitoi nga të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që tash bëhen përmes kodeve aktuale në terren +381, +377 dhe +386. TiK Int, do të luante rrol të posaçëm në këtë segment të zhvillimit.
Zgjerimi i kompanisë si ofrues i shërbimeve vendore, ndërkombëtare dhe internet, përfshirë edhe kodin telefonik dhe atë XK të internetit, ku përfshihen edhe transaksionet financiare i jep Kosovës një qasje dhe imazh të fuqishëm ndërkombëtar.
Sa do të përcillet nga politika ky MODEL mbetët të shihet!?