23 Dhjetor 2024

Shukri Buja mbyll zyrat e “Austrian Airlines” në ANP

Prishtinë, 9 mars - Aviokompanisë “Austrian Airlines” i është mbyllur zyra të premten në Aeroportin e Prishtinës, për shkak se nuk ka paguar tatimin mbi pronë, ndërkohë që kompania “Belle Air” me borxh tre herë më të lartë nuk pengohet.

Inspektorët e Kuvendit Komunal të Lipjanit, me urdhrin e kreut të saj Shukri Buja, i kanë vënë shiritat e kuq në hyrje të zyrës së “Austrian Airlines” brenda objektit të Aeroportit të Prishtinës, me mbishkrimin se është “mbyllur nga inspektorati komunal i Komunës së Lipjanit”.

Kryetari i Lipjanit ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se kjo kompani tash dy vjet nuk ka paguar detyrimet tatimore ndaj Komunës së Lipjanit, dhe se tashmë janë detyruar që t’ia ndërpresim punën kësaj kompanie në hapësirën e Aeroportit.

“Borxhi i saj është 10 mijë euro, edhe pse ne kemi nënshkruan kontratë dhe jemi marrë vesh që këto para të paguhen në katër këste, as kjo nuk është respektuar, prandaj jemi detyruar ta mbyllim”, ka thënë Buja.

Mirëpo “Belle Air” ka borxh prej 30 mijë euro ndaj kësaj komune dhe nuk i është mbyllur zyra nga zyrtarët komunal, ajo vazhdon të operojë pa problem. Kreu i Lipjanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)