23 Dhjetor 2024

Shtyhet për një javë afati për dorëzimin e ofertave për PTK-në

Prishtinë, 13 mars - Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës (PTK) ka marrë vendimin që të shtyjë për një javë datën e dorëzimit të ofertave për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik shtyrja ka ardhur si rezultat i kërkesës së investitorëve për kompletimin e dokumenteve të tyre, duke pas parasysh vëllimin e madh të dokumenteve të nevojshme për një proces të tillë kompleks të privatizimit si dhe për shkak të sqarimeve teknike të dhëna gjatë javës së kaluar nga autoriteti kontraktues, pas kërkesave të kompanive pjesëmarrëse në proces në lidhje me dokumentet tenderuese.

"Me këtë vendim Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së  favorizon konkurrencën e cila është vendimtare për suksesin e procesit të privatizimit, siguron respektimin e plotë të gjitha dokumenteve të tenderit dhe që procesi i privatizimit të përfundoj në mënyrë të rregullt,  duke respektuar në tërësi standardet më të larta të transparencës", thuhet me tej në njoftim.

Data e re për pranimin e ofertave të PTK-së është caktuar të jetë 21 Marsi 2013  Ky vendim i KQP-së është marrë me rekomandimin e këshilltarëve ligjor të transaksionit dhe atyre strategjik të angazhuar në procesin e privatizimit të PTK-së. 



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)