Shtyhet konfirmimi i aktakuzës për PTK-në dhe Dardafonin
Prishtinë, 13 tetor - Është shtyrë seanca për konfirmimin e aktakuzës ndaj një pese të akuzuarve, në rastin e hetimeve rreth kontratës se shumë përfolur mes Post Telekomit të Kosovës dhe Dardafon.
Seanca është shtyrë për 27 tetor dhe 3 nëntor, pasi Prokuroria e Qarkut nuk kishte arritur ti përkthej raportet policore për palën mbrojtëse.
Në Seancë ishin të gjithë të akuzuarit, përfshirë edhe kreun e PTK-së Shyqyri Haxha dhe atë të bordit, Rexhë Gjonbalaj.
Ndryshe, aktakuza nga prokuroria është ngritur nën dyshimet për dëmtim të PTK-së dhe korrupsion, kur është nënshkruar marrëveshja për Operatorin e Rrjetit Mobil Virtual në mes të PTK-së dhe Dardafon.