24 Dhjetor 2024

Shtyhet afati i tenderit për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit

Prishtinë, 23 gusht- Komiteti Drejtues për ndërtimin e Autostradës Prishtinë - Hani i Elezit, me kërkesë të operatorëve ekonomikë, ka zgjatur afatin për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e Autostradës Prishtinë - Hani i Elezit.

Këtë vendim Komiteti e ka marrë në takimin e së premtes, në të cilin ka analizuar edhe ecurinë e deritashme të procesit tenderues për ndërtimin e kësaj autostrade.

“Pas shqyrtimit të kërkesës për zgjatjen e afatit, anëtarët e Komitetit u pajtuan që operatorëve ekonomikë t’u zgjatet afati i dorëzimit të ofertave deri më 11 tetor 2013”, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për media Ministria e Infrastrukturës.

Po në këtë komunikatë bëhet me dije, se anëtarët e Komitetit Ndërministror shpresojnë që operatorët e parakualifikuar do të arrijnë t’i përgatisin në tërësi kërkesat lidhur me këtë proces.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)