24 Dhjetor 2024

Shtyhet afati i nënshkrimit të kontratës për privatizimin e PTK-së deri më 30 shtator

Prishtinë, 13 gusht - Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, në mbledhjen e së martës, ka vendosur që me kërkesë të konsorciumit të kompanive të shpallura ekonomikisht më të favorshme për privatizimin e PTK-së, nënshkrimi i kontratës të shtyhet për më së voni deri më 30 shtator 2013.

 

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, ka njoftuar për mes  një komunikate se të martën (13 gusht) ka qenë data e paraparë për nënshkrim të marrëveshjes për privatizimin e PTK-së. Ky vendim i KQP-së, vlen me kushtin që konsorciumi i përzgjedhur të prezantoj garancitë dhe kushtet tjera të kërkuara me dokumentet e transaksionit.

 

“KQP e njofton opinionin publik se shtyrja ka ardhur si rezultat i refuzimit nga ana e KQP-së të kërkesave shtesë të këtij konsorciumi në lidhje me procesin e privatizimit,e të cilat nuk kanë qenë pjesë e pakos tenderuese , kjo shtyrje është miratuar vetëm pasi që KQP është siguruar që konsorciumi në fjalë do të nënshkruaj marrëveshjen e shitblerjes së aksioneve në formën dhe përmbajtjen e paraparë me dokumentet e tenderit”, thuhet në komunikatë.


KQP e ka trajtuar me seriozitetin më të lartë këtë proces si dhe konsorciumin e shpallur fitues dhe konfirmon edhe një here se një qasje e tillë do të vazhdoj deri në përmbyllje të procesit.

 

“Është me rëndësi të vihet në pah, se në këtë proces që nga fillimi janë zbatuar plotësisht ligjet e Kosovës dhe standardet më të larta ndërkombëtare dhe se Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së do të vazhdoj të marrë vendime që janë në interes të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së. 


“Konsiderojmë se duke marrë parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e këtij transaksioni dhënia e një afati shtesë për nënshkrim të kontratës për konsorciumin e kompanive të shpallura fituese është në interesin më të lartë të Kosovës”, thuhet në komunikatë.


Njëkohësisht, KQP falënderon sinqerisht trupën diplomatike të
Akredituar në Prishtinë për ndihmën e dhënë gjatë këtij procesi shumë të rëndësishëm për vendin.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)