Shtohet linja e re ajrore që lidhë Kroacinë me Kosovën
Prishtine, 18 dhjetor – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës vazhdon të mbetet një ndër aeroportet më atraktive për kompanitë ajrore ekzistuese dhe për kompanitë e reja.
Një ndër linjat më të reja që është shtuar tani është edhe ajo e Zagrebit, qe do të filloj nga data 13 Dhjetor 2021 çdo të Hënë, të Mërkure dhe të Shtune me nisje nga Zagrebi për në Prishtinë në ora 12:15 dhe nga Prishtina në Zagreb nga ora 14:10.
Operatoret ajror Fly Reiseburo Prishtina, Air Munich dhe Mysky, tash më, kanë publikuar këto fluturime në sistemet e tyre për shitjen e biletave.
Këto fluturime do të operohen nga kompanitë ajrore Croatia Airlines, Trade Air dhe My Wings.