23 Dhjetor 2024

Shtohen kërkesat për internet më të shpejtë

Prishtinë, 21 shkurt - Janë shtuar kërkesat e konsumatorëve për internet, kjo për faktin se Telekomi i Kosovës ka bërë ngritjen e cilësisë së produkteve, në përgjithësi dhe avancimin e internetit, në veçanti.

Nga data 10 janar i këtij viti 2012 të gjithë konsumatorët e Telekomit të Kosovës janë duke përdorur internet katër herë më të shpejtë. Konsumatorët që kanë pasur internet me shpejtësi 512 Kbps, tani kanë internet me shpejtësi 2 Mbps, derisa konsumatorët që kanë pasur internet me shpejtësi 1Mbps, tani kanë internet me shpejtësi 4 Mbps e kështu me radhë.  

Për më tepër Telekomi i Kosovës ka bërë avancim duke ofruar minuta shtesë në thirrjet telefonike lokale dhe minuta shtesë në thirrjet kah VALA. Kjo nënkupton se produktet e TiK janë më të favorshme për cilësinë me çmime të volitshme, në përputhshmëri me kërkesat e konsumatorëve. 

Shërbimet shtesë që ofron TiK janë shumë atraktive. Vlen të theksohet se shërbimi i ri Adult Filter (shërbim që u mundëson kujdestarëve të kontrollojnë përdorimin e internetit nga fëmijët, duke bërë restriksione në webfaqe me përmbajtje për të rritur) si pjesë e shërbimeve të kombinuara.

Rritja e kualitetit të produkteve dhe shërbimeve po përmbushin kërkesat e konsumatorëve, njëkohësisht po shtohet kërkesa për instalime të reja. Telekomi i Kosovës sistematikisht do të bëjë avancimin dhe rritjen e shpejtësisë së internetit dhe njëkohësisht rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe produkteve TiK-on, TiKtel dhe TiKtv dhe produkteve të kombinuara.

Pas lansimit të këtyre ofertave të reja nga ana e Telekomit të Kosovës, është vërejtur një interesim i madh i konsumatorëve për këto shërbime që janë lansuar menjëherë pas festave të fundvitit, për arsye se këto shërbime jo vetëm që janë shumë të volitshme dhe tërheqëse për konsumatorët tanë si rezultat i kualitetit dhe çmimit, por edhe për shkak të mundësive të shumta që tash e tutje i ofron çdo konsumatori Telekomi i Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)