Shtohen aksidentet rrugore në Kosovë
Prishtinë, 17 gusht - Në Kosovë, nga muaji janar deri në korrik, 63 veta kanë humbur jetën nga pasojat e aksidenteve në trafik, ndërsa mbi 5 mijë janë plagosur.
Në të njëjtën periudhë të vitit numri i përgjithshëm i aksidenteve është mbi 10 mijë.
Statistikat flasin për shtim të aksidenteve gjatë muajve të verës kur edhe shtohen lëvizjet e qytetarëve që hyjnë dhe dalin nga Kosova.