22 Dhjetor 2024

Shtatë anëtare të NATO pajtohen rreth financimit të Erbas A400M

Bruksel, 11 prill - Shtatë anëtare të NATO-s nga konzorciumi Occar nënshkruan në Sevilë me kompaninë “Erbas Militari” marrëveshje për financimin e aeroplanit të ri transportues ushtarak Erbas A400M, lajmëroi Erbas.

Me marrëveshjen, e nënshkruar dje, janë parashikuar 3,5 miliardë euro shtesë për realizimin e projektit.

Koncerni i aviacionit dhe ushtarak evropian EADS, i cili është pronar i kompanisë Erbas Militari, disa herë kërcënohej me heqje dorë nga bashkëpunimi në projektin më të madh mbrojtës evropian, nëse shtetet nuk grumbullojnë 5,2 miliardë euro shtesë për tejkalimin e shpenzimeve.

Në projektin, me të cilin dëshirohet të simbolizohet pavarësia e Evropës nga furnizuesit amerikanë të sferën e mbrojtjes, marrin pjesë Belgjika, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Spanja dhe Turqia, që përbëjnë konzorciumin Occar.

Marrëveshja për fillimin e punimeve është firmosur në vitin 2003 dhe atëherë projekti është vlerësuar në 20 miliardë euro. Për shkak të vonesës së punimeve, shpenzimet vazhdimisht rriteshin, ndërsa nënshkruesit nuk i kanë kryer me kohë obligimet financiare.

Aeroplani i ri A400M do të shërbejë për transportin e ushtarëve, automjete të blinduara dhe helikopterë, ndërsa do të mund të aterojë edhe në pista të papërgatitura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)