Shqiptarët regjistrojnë veturat me targa serbe
Prishtinë, 4 prill - Nga vendimi i qeverisë Kosovës me të cilin u liruan nga dogana serbët që pajisen me targa RKS duket se po përfitojnë edhe shqiptarët të ciët po i regjistrojnë veturat nëpër enklava nën emrin e pronarëve serbë dhe me targa të ish-Jugosllavisë.
Duke ju referuar këtij vendimi, Express shkruan se të gjithë pronarët e automjeteve me targa të vjetra të ishJugosllavisë të regjistruara në Kosovë pas datës 10 qershor 1999, deri më 31 tetor 2011, mund ti regjistrojnë automjetet e tyre me targa RKS apo KS.
Ndërkaq, me një udhëzim administrativ të mëvonshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjithë serbët me targa të ish-Jugosllavisë, me rastin e regjistrimit në Kosovë, janë të liruar nga dogana.