Shqipëria pranon targat provuese të Kosovës
Prishtinë, 22 korrik - Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 22 korrik 2016 deri më datën 30 shtator 2016 është aprovuar kërkesa e MPB-së për njohjen dhe pranimin e targave provuese të Republikës së Kosovës, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
MPB, sqaron se veturat që qarkullojnë me targa provuese gjatë kësaj periudhe kohore duhet të jenë të pajisura edhe me sigurimet përkatëse të veturave.
Pajisja e qytetarëve me targa provuese, si zgjidhje e ndërmjetme, do të vazhdoj deri në përfundimin e procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e kompanisë për prodhimin e targave.
Andaj, shpresojmë në mirëkuptimin qytetar, deri në përfundimin e këtij procesi.