Shqipëria jep me koncension terminalin e kontejnerëve në Durres
Durrës, 7 shkurt - Shqipëria ka dhënë me koncesion për 35 vjet terminali i kontejnerëve në Portin Detar të Durrësit.
Ministri i Transporteve firmosi dje marrëveshjen me kompaninë Kurum, e cila do të administrojë terminalin për 35 vitet e ardhshme. Ministri Olldashi nënvizoi se, dhënia me koncesion do të ndikojë në zhvillimin e portit të Durrësit.
Ai bëri të ditur se, në bazë të marrëveshjes, kompania Kurum, e cila njihet në vendin tonë për prodhimin e çelikut, do të investojë 35 milionë dollarë në këtë terminal.
Sipas ministrit të Transporteve, 21% e të ardhurave nga administrimi i këtij koncesioni do ti kalojë Autoritetit Portual të Durrësit, 2% do ti kalojë qeverisë dhe pjesa tjetër do ti mbetet shoqërisë koncesionare.