Shqetësime për gropat e mëdha në rrugën “Demir Vitia” tek Kacallarët
Prishtinë, 20 gusht - Këto ditë banorët janë të shqetësuar për gropat e mëdha që janë krijuar në rrugën “Demir Vitia” (ish “Edmond Hoxha") tek Kacallarët dhe Dodona në Prishtinë.
Qindra vetura dhe kamionë kalojnë gjatë ditës në këtë aks rrugor, i cili është dëmtuar dhe thuajse është bërë i pakalueshëm për veturat luksoze, për shkak të gropave.
Rruga është shkatërruar që nga 2017 kur kishte shpërthyer gypi kryesor i ujësjellësit tek Kacallarët, jo shumë larg nga furra e njohur "Rekord".
Që nga ajo kohë autoritetet e Komunës së Prishtinës nuk kane ndërmarrë asnjë veprim te evitojnë këto gropa, që kanë krijuar frustrim të madh tek banorët e lagjës.