Shpallen fituesit për dizajnimin e nyjes lidhëse për rrugën 6 dhe 7
Prishtinë, 24 dhjetor - Bechtel-Enka me 12 dhjetor ka pranuar punimet nga 30 student të Fakultetit të Arteve, dega e diazajnit grafik, për posterin e nyjes lidhëse të rrugës 6-të dhe 7-të, autostrada Prishtinë-Hani I Elezit dhe Morinë-Merdare.
Këto punime janë vlerësuar nga pedagog të Fakultetit të Arteve dhe inxhinier nga Bechtel-Enka.
Fitues të vendit të parë për posterin më të mirë nga ky panel janë zgjedhur: Diellza Balaj, Hana Arapi dhe Fisnik Tahiri.
Fitues të vendit të dytë për mesazhin më të mirë janë: Florim Hashani dhe Jon Ademaj, dhe fitues I vendit të tretë për logon më të mire është Ilir Arifi.
Dita e shpalljes së fituesve të këtij konkursi koincidon me ditën e fillimit të punimeve në urën më të madhe të kësaj nyje lidhëse, e cila do të jetë më e madhja në vend.
Puna e këtyre studentëve të Universitetit të Prishtinës që morrën pjesë në këtë konkurs është kartolina më e mire që ekipi i Bechtel-Enka, Rruga 6-të Arbër Xhaferi mund të dhuronte pas një pune të madhe në terren, si urim për një vit të mbarë dhe të suksesshëm për të gjithë.