Shoferi shoqërohet për në stacion policor për dhënie ryshfeti
Prizren, 31 gusht - Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se mbremë rreth orës 21:40 minuta në hyrje-dalje të autostradës në Veri, në një pikë kontrolli, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë.
Gjatë proceduarve të kontrollimit të dokumenteve, shoferi i kishte ofruar një bankënotë prej 20 eurove në formë ryshfeti për mos shqiptimin e gjobës.
Shoferi i dyshuar është shoqëruar për në stacion policor për inicimin e rastit dhe paratë e ofruara janë sekuestruar në cilësi të provës materiale.
Lidhur me rastin prokurori i shtetit ka udhëruar që të dyshuarit t’i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit me qëllim që i njëjti të paraqitet në prokurori për procedura të më tejme.