Shoferët e taksive bënë thirrje për grevë në Evropë
Bruksel, 6 qershor - Federata e taksistëve në Evropë u ka kërkuar të gjithë taksistëve që më 11 qershor të futen në grevë të përgjithshme.
Kjo federatë u ka kërkuar taksistëve në qytet Londër, Berlin, Madrid, Romë dhe Paris që për të shprehur pakënaqësinë e tyre të mos dalin në punë me taksitë e qarkullimit dhe turistike.
Pas thirrjes së federatës evropiane të taksistëve, federata e punëtorëve në Londër dhe 7 federata të taksistëve në Francë, i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje dhe në këtë mënyrë të paktën 10 mijë taksistë do të futen në grevë urie më 11 qershor.