23 Dhjetor 2024

Shkupi me aeroport modern

Shkup, 7 shtator - Kompania turke TAV edhe të mërkurën zyrtarisht lëshoi në përdorim aeroportin e Shkupit ‘Aleksandri i Madh’ me kapacitet për pritjen dhe përcjelljen  e 4 milion pasagjerëve në vit.

Me një investim prej 100 milion eurove turqit në Aeroportin më modern në Ballkan kanë ngritur një ndërtesë të re me terminale për udhëtare në hapësirë prej 40.000 metra katrorë, zgjerimin e pistës për 500 metra, parkingje me hapësirë, prej 42.000 metra katrorë, ndërtesë zyrtare kargo terminal me kapacitet prej 40.000 tonelata në vit.
Kompania koncesionere turke TAV e aeroportit “Aleksandri i Madh” nuk ka paraparë përdorimin e gjuhës shqipe në shenjat treguese të aeroportit. Në qendër të vëmendjes për vizitorët e djeshëm që morën pjesë në përurimin e ambienteve të reja të modernizuara ishte shënimi vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik i emrit të pagëzuar të aeroportit në hyrjen kryesore. “Aleksandri i Madh” ka tërhequr vërejtjen e të pranishme, për shkak se nuk ishte shënuar edhe në alfabetin standard latin, për të njohur turistin e huaj që zbret në këtë aeroport.
Kompania turke “Aeroportet TAV” ka marrë në koncesion për 20 vitet e ardhshme Aeroportin e Shkupit, i cili tre vite më parë ishte pagëzuar “Aleksandri i Madh” nga ana e Qeverisë.  Në pjesën e mesme të ndërtesës së aeroportit është vendosur simboli i aeroportit - përmendore e Lekës së Madh të vendosur në kalë. Përmendorja është dhuratë për Maqedoninë nga Murat Ornekol, drejtori operativ i koncesionerit TAV.
Aeroporti i ri sipas investuesit është më moderni në Ballkan, ndërsa për shkak të lokacionit strategjik duhet të bëhet qendër transportuese ballkanike. Holdingu \"Aeroporte TAV\" është mes operatotëve udhëheqës ajror në botë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)