Shkarkohet Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së Ejup Qerimi
Prishtinë, 1 tetor - Bordi i Drejtorëve të PTK SH.A., në një takim të jashtëzakonshëm të mbajtur sot shkarkon nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të PTK SH.A., z.Ejup Qerimi.
Bordi i Drejtorëve të PTK SH.A.,këtë vendim e ka marrë duke u bazuaar në Ligjin mbi NP nr.03/L-97, të nenit 18, respektivisht 18.3, si dhe rekomandimit nga takimi i Komisonit të Auditimit.
Në pozitën e ushtruesit të detyrës është caktuar z.Mehdi Latifaj, i cili deri më tash ka ushtruar detyrën e drejtorit të Telekomit të Kosovës.