29 Mars 2024

Shitjet e biletave ajrorre ndërkombëtare rriten për 49 për qind

Paris, 18 shkurt - Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka bërë të ditur se falë lehtësimit të gjerë të kufizimeve të koronavirusit, shitjet e biletave ndërkombëtare janë rritur ndjeshëm.

Në një njoftim, IATA tha se në periudhën rreth 8 shkurtit numri i biletave të shitura qëndroi në 49 për qind nga periudha e njëjtë e vitit 2019.

“Përmirësimi me 11 pikë përqindjeje midis periudhave të janarit dhe shkurtit është rritja më e shpejtë e tillë për çdo periudhë 2-javore që nga fillimi i krizës”, theksoi IATA.

Shoqata e transportit ajror tha se 28 tregje janë të hapura për pasagjerët e vaksinuar pa kërkesa për karantinë, ndërsa 18 prej tyre nuk kërkojnë testim para nisjes.

“37 tregje janë të hapura për udhëtarët e vaksinuar në kushte të ndryshme”, shtoi IATA.

Drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Willie Walsh, tha se rritja tregoi besimin e udhëtarëve në blerjen e biletave.

“Tani ne duhet të përshpejtojmë më tej heqjen e kufizimeve të udhëtimit”, theksoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)