22 Dhjetor 2024

Shënohet ‘Java e Sigurisë Rrugore’

Prishtinë, 16 shtator - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj, do ta nënshkruajnë  betimin, për ta përçuar mesazhin tek opinioni në shenjë të shënimit të ‘Javë së Sigurisë Rrugore’.

"Duke pasur parasysh se nga data 16 deri 22 shtator shënohet ‘Java e Sigurisë Rrugore’ e cila shënohet në mbarë Evropën, duke dhënë premtimin/betimin për respektimin e rregullave të trafikut, nesër me 16 shtator, në shenjë të shënimit të kësaj jave, në objektet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qala, do ta nënshkruajnë  premtimin/betimin, për ta përçuar mesazhin tek opinioni", ka njoftuar PK.

Departamenti i Këshillit Koordinues për Siguri në Trafikun Rrugor dhe Policia e Kosovës janë zotuar karshi mekanizmave ndërkombëtar, që do t’i  inkurajojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për plotësimin e këtij premtimi/betimi, për të arritur një siguri më të madhe në trafik e cila do të ndikojë në uljen e aksidenteve në trafik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)