Shënohet Dita Vendore e Përkujtimit të viktimave të kumunikacionit rrugor
Prishtinë, 23 prill - Marrë parasyshë numrin e madh të aksidenteve në komunikacionin rrugor në nivel vendi, ku krahas me pandeminë Covid 19 po vazhdon të marrë shumë jetë, shoqata Qendra për Zhvillim Multikulturor - Impact, edhe këtë vit shënon diten vëndore të përkujtimit të viktimave në kumunikacionin rrugorë.
Shënimi i kësaj dite, ka për qëllim që nëpëmjet përkujtimi të këtyre viktimave, të rritet shkalla e ndërgjegjësimit qytetar, në mënyrë që të ketë numër më të vogël aksidentesh , respëktivisht më pak jetë të humbura në rrugë.
Sivjet, kjo ditë do të shënohet nën moton: “Një lule për ata që s’janë”.
Eventi i këtij viti, do të realizohet në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës, Artit dhe Baletit Beethoven dhe do të përfshij realizimin e tre përformancave paralele (artistike dhe sensibilizuese), në tri rrugë të kryeqytetit tonë, Prishtinës.
Shfaqjet do të zhvillohën në mes të rrugës për qarkullim makinash dhe gjatë tër kohes do të asistoi policia, duke mbajtur të stopuar qarkullimin, deri në përfundim të tyre.
Përformancat do të kenë këtë skenar:
1.Përfomanca e parë, do të zvillohet në rrugën Garibaldi, përbrij Hotelit Grand (vendkalimi i këmbësoreve).
Në rrugë mbi vija të bardha, qëndron në pozicion të stopuar një vajzë e vogël mbi biçikletë.
Një violinist i vogël, pozicionohet në rrugë njezet metra më poshtë dhe fillon të ecë në drejtim të vajzes së vogël.
Posa violinisti i afrohet vajzes dhe fillon të luaj një pjesë muzikore homazh, vajza me levizje të ngadalëta, zhvendosët nga biçikleta.
Ajo performon sikur është duke drejtuar biçikletën, buzëqeshë, ecën mbi zebra dhe i përshendetë njerëzit me dorë. Në levizje s sipër, ajo bënë një rreth të plotë dhe vëndoset në pozicionin fillestar, mbi biçkletën reale.
Pastaj stopohet për disa sekonda dhe se bashku me biçikletë shtrihet në tokë. Violinisti vazhdon të luaj me violinë. Me të përfunduar pjesën, ai e nxjerr një trandafil nga brenda këmishes dhe e vëndosë tek koka e vajzes së vogël.
2. Përformanca e dytë zhvillohet në rrugën Luan Haradinaj, përballë New Born. Mbi vija të bardha ndodhet e stopuar një vajzë e vogel.
Ajo para vetës e mbanë një fletore, kurse në shpinë mbanë një çantë. Afer vajzes ndodhet një karrigë e zbrazet.
Njezet metra tutje në drejtim të vajzes, vie një kitarist i vogel. Kitaristi ulet në karrigë dhe fillon të luaj një pjesë homazh, kurse vajza fillon të lëvizë neper vija të bardha, derisa i bënë dy rrathë të plotë. Posa vëndoset në pozicionin fillestar, ajo shtrihet në tokë.
Kitaristi vazhdon të luaj, me instrumentin e tij. Posa mbaron pjesën, nxjerrë një lule nga brendia e këmishes dhe e vëndosë afer kokës se vajzes.
3. Përformanca e tretë zhvillohet në rrugën Agim Ramadani , përballë Hotel Sirius.
Në rrugë mbi zebra, ndodhen një palë kepucë fëmijesh. Afër këpucëve ndodhet një karrigë. Njëzet metra tutje në drejtim të fëmijes, është duke ardhur një violonqeliste e vogël.
Violonqelistja arrinë afer këpucëve dhe ulet në karrigë, pastaj fillon të ekzekutoi një pjesë homazh. Më përfundimin e pjesës, ngritet në këmbë, vendosë një lule afer këpuceve.
Gjatë shfaqjes së përformancave, është e ndaluar rënja e borive nga veturat, për shkak të mundësisë së interferimit në lojën e përformuesve, si dhe marrjes sa më të kjartë të mesazhit që performancat kanë për qëllim të bartin, tek shoferët dhe këmbësorët.
Pas përfundimit të përformancave, në orën 12:30 në Sheshin Nënë Tereza, përkatësisht para objektit të Ministrisë së Kulturës, nga organizatori dhe ekipi i eventit, do të mbahet një konferencë për shtyp.
Të nderuar, marrë parasyshë rëndësinë që ka shënimi i kësaj dite, jo vetëm si përkujtim për viktimat në trafikun rrugor, por më shumë si impuls ndërgjegjësues qytetar dhe si event i interesit nacional, presim qe bashëkpunimi ynë i deritashem të vazhdoi, për të dërguar në çdo cep të vendit mesazhin që bartë kjo ditë.
Se fundi duke uru që të këtë sa më pak viktima në rrugë tani e tutje, ju falenderojmë nga zemra për rrugëtimin tonë të përbashket!