Shënohet Dita Ndërkombëtare pa makina
Prishtinë, 22 shtator - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) organizon sot fushatën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare pa makina.
Me këtë fushatë MMPH-ja dëshiron që bashkërisht, së paku për një ditë të lëmë makinat dhe të promovojmë përmirësimin e transportit publik, çiklizmit dhe ecjes.
Me këtë ngjarje simbolike MMPH-ja i bënë thirrje qytetarëve, institucioneve dhe të gjithë faktorëve tjerë që kanë ndikim, në mjedisin tonë ku jetojmë dhe veprojmë, që të përdorin sa më pak makina dhe në vend të tyre të gjejnë forma alternative të qarkullimit.
Fjalët përshëndetëse dhe fjalë e rastit do të mbahen nga Ferat Shala, u.d. Ministër i MMPH-së do të mbahen para ndërtesës se re te Qeverisë së Kosovës (Ish pallati i mediave Rilindja)
Po ashtu do të organizohet defilimi me biçikleta do të bëhet duke filluar nga ndërtesa e Ministrisë nëpër rrugën Ukshin Hoti duke vazhduar në rrugën Garibaldi përmes rrugës Geroge Bush te Katedralja Nënë Tereza dhe do të vazhdohet në drejtim të hotel Grandi ku dhe do të kthehemi prape tek Ndërtesa e Ministrisë, ku kemi vlerësuar se nuk do të ketë bllokim të trafikut normal, me këtë rast për sigurinë në komunikacion do të përkujdeset Policia e Kosovës dhe do të shoqërohemi edhe nga Njësiti i Biçiklistëve të Policisë së Kosovës, për ketë e kemi marrë pëlqimin nga Policia e Kosovës.
Me këtë rast do të vendosen edhe 200 pamflete edukuese A4 në dy anët e rrugës George Bush deri te Sheshi Ibrahim Rugova si dhe dy banera 4m të gjate dhe 80 cm të gjerë, 1 në Hapësirën para Ndërtesës se Qeverisë dhe një në sheshin Zahir Pajaziti.
Çdo vit me 22 shtator, njerëzit nga gjithë bota bashkohen në rrugë dhe lagje për tiu përkujtuar njerëzve se nuk duhet të pranojmë të bëhemi shoqëri e dominuar nga makinat. Për më tepër në vitin 2007 në më shumë se 2000 qytete nga 35 shtete të ndryshme kanë shënuar këtë ditë me qëllim që të kontribuojnë në inkurajimin e qytetarëve të përdorin forma tjera alternative të transportit.