Shënohet Dita Evropiane pa viktima në rrugë
Tryeza do të bashkojë për diskutim përfaqësues nga institucionet dhe aktorët vendor që merren me çështjet e sigurisë rrugore dhe transportit në vend.
Këtë vit vendi ynë është duke kaluar nëpër një periudhë të rëndë dhe shqetësuese për shkak se siguria e të gjithë pjesëmarrësve në trafik është skajshmërisht e rrezikuar.
Trendi i aksidenteve përgjatë muajve të verës, për shkak të mungesës së masave konkrete parandaluese, po vazhdon, apo ka tendenca të rritjes.
Tryeza e diskutimit synon: - vazhdimin e vetëdijesimit të qytetarëve; - shkëmbimin eideve me pjesëmarrësit dhe ekspertët vendorë për mënyrën e ballafaqimit dhe të sfidave që lidhen me sigurinë në rrugë; - hartimin e draft-planeve, si masa konkrete vepruese për përmirësimin e gjendjes aktuale të lëvizjes në rrugë.
“Dita Evropiane pa viktima në rrugë” është lansuar për herë të parë vitin e kaluar ngaTISPOLRrjeti Evropian i Policisë Rrugore dhe është përkrahur nga Komisioni Evropian.