Shënohet Dita e Perkujtimit të Viktimave të Komunikacionit Rrugor
Prishtinë, 23 prill - Duke marrë parasyshë gjendjen e rëndë në sigurinë e trafikut rrugor në vendin tonë e pasuar me një numer të madh aksidentesh shumë prej të cilave me rezultante fatale, me iniciativen e grupit Q.ZH.M. - Impact të përkrahur edhe nga një grup vullnetar qytetarësh nga shoqëria civile, prej 23 prillit të vitit 2011 shënohet Dita Vendore e Përkujtimit të Viktimave të Komunikacionit Rrugor.
Shënimi i kësaje dite u ideua për shkak të specifikes negative që ka Kosova sa i përket numrit të viktimave në trafik në relacion me vendet tjera të zones së Europes.
Shënimi i kësaje dite ka për qëllim jo vetëm përkujtimin e të gjitha viktimave në trafikun rrugor në vendin tonë, por dhe sensibilizimin qytetar për kujdes të shtuar në trafik, me qëllim ruajtjen e jetrave të qytetarëve të gjallë, si viktima potenciale.
Sivjet gjatë shënimit te kësaje ditë është paraparë një përformancë artistike në rrugët e Prishtinës si kryeqender e vendit, që përfshinë tri performanca paralele.
Lokacionet e zhvillimit të performancave do të jenë:
1.Përbri Hotel Grand (në rrugë ,zebra)
2. Përballë Pallatit te Rinise (në rrugë...tek stacioni i autobuseve urban)
3. Në rrugen Agim Ramadani, përballë Hotel Sirius (në rrugë)
Kjo përformancë sensibilizuese-artistike përfshinë, përkatësisht duket kështu:
1. Në rrugë përbri Hotel Grand, një përformues me kostume të bardha, i vendosur në vijat e bardha te rruges ( zebra) ka doren e djathet te ngritur lart, ne te cilin mbane nje pllakat te bardhe ne te cilin me shkronja te kuqe shkruan Me kujto me kujdes ,kurese doren e majt e ka te vendosur perpara belit ,duke sinjalizuar per kujdes.Perderisa nje performues tjeter endet ter kohen me kembe, perpara tij neper vijat e bardha.
2. Performanca e dyte paralele zhvillohet ne rruge perpara Pallatit te Rinise.Performuesi me kostume te bardha eshte i pozicionuar me trup ne te njejten menyre si performuesi ne performancen e siperpermendur ,ndersa per rreth tij defilon me biqiklete ter kohen nje performues tjeter.
3. Performanca e trete paralele zhvillohet ne rrugen Agim Ramadani ,perballe Hotel Sirius .Performuesi me kosotume te bardha eshte i vendosur identik si ne dy performancat e para paralele,nderkaq per bri tij eshte e pozicionuar nje veture me nje performues brenda saje te shtrire si i vdekur ne karrigen e pasagjerit.
Te tri keto performanca do te zgjasin nga pese minuta secila paralelisht ,ndersavendet ku mbahen performancat (rruget perkatese) gjate kesaje kohe do te jene te bllokuara nga Policia e Kosoves.
Mesazhi i kesaje dite do te lexohet nga organizatoriideatori i shoqeruar nga i gjithe ekipi i eventit ,ne sheshin Nene Tereza,para objektit te Ministrise se Kultures,15 minuta pas tri performancave paralele,perkatesisht ne oren 12: 30